Skip to content
Politikë

Vjosa Osmani: Baza e NATO-s në Kuçovë do të rrisë sigurinë në rajon

· 1 min lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes rrjeteve sociale ka reaguar lidhur me inaugurimin e bazës së re të NATO-s në Kuçovë.

Në një reagim në rrjetin social “X”, ajo tha se hapja e kësaj baze kontribuon në rritjen e sigurisë dhe paqes në rajon.

“Hapja e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë.Ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet!”, shkruan Osmani.