Florian Taçi, ish-kreu i Kadastrës së Gjirokastrës, do të vuajë ditët e paraburgimit në Burgun e Sigurisë së Lartë në Tepelenë, pas vendimit të gjykatës sot. Seanca e vlerësimit të masës së arrestit ka zgjatur një orë e gjysmë, me prokurorin duke renditur shkeljet ligjore gjatë arrestimit në flagrancë të Taçit dhe Alban Memishës, ish-hartografit të Kadrastës. Avokatët kishin kërkuar arrest shtëpie, por gjyqtarja Enkelejda Selmanaj ka vendosur burg pa afat për Taçin dhe bashkëpunetorin e tij, pas paraqitjes së provave. Arrestimi u krye në bashkëpunim të Policisë së Tiranës, Policisë së Gjirokastrës, Prokurorisë dhe Gjykatës së Gjirokastrës.
Tregtia online nën kontroll: Kush shet pa NIPT dhe të dhëna biznesi rrezikon bllokimin e faqes
Administrata Tatimore ka paralajmëruar të gjithë personat dhe subjektet që shesin produkte apo shërbime përmes internetit se duhet të regjistrohen...








