Skip to content
Politikë

Padi në Kushtetuese për ligjin për tatimin 23% te profesionet e lira, flet Tabaku

· 1 min lexim

Ndërsa Rama po merr pjesë në Samitin e Ukrainës dhe vendet e Juglindjes në Tiranë, opozita e kryesuar nga Partia Demokratike e Lulzim Bashës ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese për ligjin për tatimin mbi profesionet e lira.

Ishte Jorida Tabaku ajo e cila është prononcuar në media, ku theksoi se ky institucion duhet ta marrë seriozisht këtë padi.

“Shpresoj që Gjykata Kushtetuese të ngrihet në nivelin që i takon. Të mos bëjë precedentë dhe të japë një të mirë publike. I bëj thirrje kujtdo që kushdo që t’i bashkohet kësaj padie, duke nisur nga avokati i Popullit, që t’i bashkohen grupit parlamentar të PD-së. Ne besojmë te institucionet.”, tha Tabaku.