Skip to content
Politikë

U prit në Kryeministri/ Zelenskyy zbardh takimin me Ramën

· 1 min lexim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka reaguar sot në rrjetet sociale pas takimit me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.

Ai ka dhënë detaje lidhur me takimin në Kryeministri me kreun e qeverisë shqiptare, ku theksoi se diskutuan për nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta.

“Që në ditët e para të pushtimit të plotë, Shqipëria ka mbështetur Ukrainën në luftën tonë për liri dhe integritet territorial. Gjatë takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama ne nënshkruam Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë. Ky dokument do të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit tonë me Shqipërinë dhe pozicionin e Ukrainës në Ballkan.
Sot diskutuam gjithashtu nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta. I jemi mirënjohës qeverisë dhe popullit shqiptar. Nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë shqiptare ndaj ukrainasve”, shkruan Zelenskyy.