Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ceremonia e lamtumirës për Navalnyn, nëna: Më kërcënuan që të mbaj të fshehtë

14:31 27/02/2024
Reading Time: 2 min lexim

Bashkëpunëtorët e politikanit të ndjerë opozitar, Aleksei Navalny, thanë se nuk po mund të gjejnë një vend në kryeqytetin rus për të organizuar një ceremoni publike të lamtumirës për kritikun e Kremlinit, pasi nëna e tij tha se është shantazhuar nga zyrtarët që të mbajë të fshehtë një ceremoni të lamtumirës për të birin.

“Ne kemi thirrur shumicën e agjencive private dhe shtetërore të funeraleve, entitetet komerciale dhe ato që organizojnë ceremoni të lamtumirës. Disa thanë se i kanë të zëna vendet, të tjerët refuzuan të flisnin pasi dëgjonin emrin e Navalnyt”, tha zëdhënësja Kyra Yarmysh përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.

“Në një vend na thanë direkt që janë urdhëruar që të mos bashkëpunojnë me ne”, shtoi ajo, një ditë pasi publikoi një postim ku thuhej se ekipi i Navalnyt po kërkonte një vend për të organizuar një ceremoni publike të lamtumirës të premten.
Familjarët e Navalnyt ende nuk kanë konfirmuar detaje për ceremoninë e lamtumirës dhe funeralin për kritikun e Kremlinit.

Më 26 shkurt, në kanalin Baza në Telegram, duke cituar burime të paidentifikuara u tha se në varrezën Borisovskoje në Moskë, punëtorët kishin nisur përgatitjet për varrosjen e Navalnyt gjatë natës, duke shtuar se data preliminare për këtë ceremoni ishte caktuar 29 shkurti.

Disa kanale në Telegram kanë përmendur vende të mundshme ku Navalny mund të varroset dhe që të gjitha varrezat e përmendura ishin në Moskë.

Trupi i Navalnyt iu dorëzua nënës së tij, Lyudmila Navalnaya më 24 shkurt, më shumë se një javë pasi ai vdiq në rrethana të dyshimta në një burg në Arktik. Ende nuk është bërë publike shkaku i vdekjes së 47-vjeçarit.

Para se t’ia dorëzonin trupin e të birit, nëna e tij tha se autoritetet kishin vendosur kushte se ku, kur dhe si do të varrosej Navalny, duke shtuar se autoritetet dëshironin që ceremonia të ishte e fshehtë.Qindra rusë janë arrestuar gjatë homazheve për Navalnyn në mbarë Rusinë.

Familjarët e Navalnyt, bashkëpunëtorët e tij dhe zyrtarët perëndimorë kanë fajësuar presidentin rus, Vladimir Putin, për vdekjen e tij. Zyrtarët rusë kanë hedhur poshtë këto akuza.

Navalny vdiq derisa po vuante një dënim prej 19 vjetësh burgim nën akuza që përfshinin ekstremizëm. Ai, mbështetësit e tij, zyrtarët perëndimorë dhe organizatat për të drejtat e njeriut i kishin cilësuar akuzat si të motivuara politikisht./REL

Etiketa: ceremonia e lamtumiresNavalnyn

Të tjera

Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri Cllevio, i kërkuar për përndjekje dhe thyerje të masës së sigurisë
Aktualitet

Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri Cllevio, i kërkuar për përndjekje dhe thyerje të masës së sigurisë

Nga Emiratet e Bashkuara Arabe është ekstraduar në Shqipëri 39-vjeçari Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si “Cllevio”, i kërkuar nga...

09:21 09/10/2025
“Shpëto Tiranën, mos e shit votën”/ Rezart Veleshnja mbështet Florjan Binajn: “Të gjitha sondazhet tregojnë se fiton me 90%”
Aktualitet

“Shpëto Tiranën, mos e shit votën”/ Rezart Veleshnja mbështet Florjan Binajn: “Të gjitha sondazhet tregojnë se fiton me 90%”

Aktor i njohur i humorit shqiptar, Rezart Veleshnja, ka dalë hapur në mbështetje të kandidatit për Bashkinë e Tiranës, Florjan...

18:05 08/10/2025
Para
GJKKO vendos “arrest shtëpie” për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako

GJKKO vendos “arrest shtëpie” për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri Cllevio, i kërkuar për përndjekje dhe thyerje të masës së sigurisë

Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri Cllevio, i kërkuar për përndjekje dhe thyerje të masës së sigurisë

09:21 09/10/2025
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023

Horoskopi: 9 tetor 2025

09:18 09/10/2025
“Shpëto Tiranën, mos e shit votën”/ Rezart Veleshnja mbështet Florjan Binajn: “Të gjitha sondazhet tregojnë se fiton me 90%”

“Shpëto Tiranën, mos e shit votën”/ Rezart Veleshnja mbështet Florjan Binajn: “Të gjitha sondazhet tregojnë se fiton me 90%”

18:05 08/10/2025
“Si duhet të sillem unë?!” – Vajza e Lasgush Poradecit shpërthen pas 32 vitesh gjyqe për pronën familjare në Pogradec

“Si duhet të sillem unë?!” – Vajza e Lasgush Poradecit shpërthen pas 32 vitesh gjyqe për pronën familjare në Pogradec

13:08 08/10/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.