Një opozitar bjellorus, Igar Lednik, i njohur për aktivizmin e tij kundër presidentit Aleksandër Lukashenko, ka ndërruar jetë në burg, ku po vuante një dënim të shqiptuar për ‘shpifje’. Lajmi nuk u raportua nga ish-partia e tij, Partia Socialdemokrate Bjelloruse (Gramada), por është konfirmuar nga organizata për të drejtat e njeriut Viasna. Lednik, një ish-anëtar i Gramada dhe gazetar, kishte filluar dënimin e tij trevjeçar në dhjetor 2022 për ‘shpifje’ kundër presidentit bjellorus, pas një publikimi në një gazetë të partisë. Partia njoftoi se shëndeti i tij u përkeqësua ndjeshëm në burg. Ngjarja ndodh katër ditë pas vdekjes së Aleksei Navalny, një opozitar rus, brenda një burgu siberian, ku ai po vuante një dënim prej 19 vjetësh. Vdekja e Navalny është rrethuar nga mistere dhe ka shkaktuar akuza ndaj autoriteteve ruse nga disa liderë perëndimorë, megjithatë, Kremlini e ka hedhur poshtë këtë përgjegjësi.
Aksident i rëndë në Belsh
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në fshatin Dragot, në territorin e bashkisë së Belshit. Burime...