Hamza Lici ka reaguar në lidhje me arrestimin e vëllait të tij Ibrahim Licit në Turqi. Ai ka bërë me dije se Ibrahimi është vetëdorëzuar në polici dhe nuk është arrestuar. Ndërkohë në lidhje me akuzën për vrasjen e Endri Mustafës ka deklaruar se nuk është e vërtetë dhe se vëllai i tij nuk mund të ekstradohet në Shqipëri sepse i rrezikoher jeta. “Vëllai im nuk është arrestuar siç deklaroi me bujë policia e shtetit në Shqipëri por është vetëdorëzuar tek autoritetet turke me qëllim për të kërkuar azil pasi nuk ka besim tek shteti dhe qeveria shqiptare. Shteti në Shqipëri është vërtetuar se bashkëpunon me bandat kriminale ndaj Ibrahimi ka vendosur që të vetëdorëzohet në Turqi. Në Shqipëri vëllait tim i rrezikohet jeta dhe në këtë mënyrë ka vendosur që të vetëdorëzohet. Nuk është e vërtetë se është arrestuar por si gjithmonë policia kërkon që t’i bëjë të bujshme edhe pse nuk ka asgjë të vërtetë. Vëllai im është i pafajshëm pasi nuk ka kryer asnjë vrasje dhe kjo është e vërtetuar por drejtësia shqiptare nuk do që t’i marrë parasysh. Ibrahimi do të ndjekë procedurat e azilkërkuesit në Turqi dhe nuk mund të ekstradohet pasi në Shqipëri jeta e tij është në rrezik nga bashkëpunimi i shtetit me bandat kriminale”, deklaroi Hamza Lici nga Turqia.
Vrau vëllezërit Bardhi, Gjykata e Tiranës e dënon me burgim të përjetshëm
Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Roland Pulën për vrasjen e vëllezërve Bardhi në fshatin Gramëz të...