Skip to content
Rajoni

Athina në mbështetje të Beogradit/Mitsotakis: Jemi pro anëtarësimit të Serbisë në BE

· 2 min lexim

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis po viziton Beogradin, ku ka zhvilluar një takim edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Sipas mediave greke bëhet me dije se fokusi i takimit me dy liderave ka qenë bashkëpunimi në disa fusha si energjia, transporti dhe infrastruktura. Teksa u theksua se është diskutuar edhe për perspektivën që ka Serbia për të qenë pjesë e familjes europiane.

Mbështetjen e Greqisë për perspektivën evropiane të Serbisë e shprehu kryeministri Kyriakos Mitsotakis gjatë deklaratave të tyre të përbashkëta .

“Kemi pasur diskutime domethënëse këtë mëngjes. Ne shohim përparimin e marrëdhënieve tona, të cilat janë krijuar ndër vite. Ky partneritet dypalësh mori një karakter strategjik me deklaratën e përbashkët që nënshkruam në Athinë disa muaj pasi mora detyrën time si kryeministër”, tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Ndërsa Vuçiç në deklaratën e tij u shpreh se Greqia është gati të mbështesë Serbinë për anëtarësimin në BE.

“Ne folëm për të gjitha çështjet e rëndësishme. Greqia është një nga mbështetësit më të rëndësishëm të Serbisë në BE, nëse do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, a dëshiron Serbia të bëhet anëtare e BE-së, presim disa hapa nga Evropa që na duan në Bashkimin ”, tha Aleksandër Vuçiç.