Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie, për të marrë pjesë në seancat parlamentare. Në dalje nga GJKKO avokati i Berishës, Genc Gjokutaj ka dhënë një deklaratë për mediat. Ai tha se vendimi për Berishën do të ndryshojë vetëm nëse ndryshon porosia e Ramës.
“Ata vazhduan në të tyren, ne do të vazhdojmë betejën tonë. Edhe praktikat e Strasburgut dhe të gjitha argumentet që ne bëmë, gjykata nuk arriti të konkludonte. Pa ndryshuar porosia e Ramës, nuk ndryshon vendimi i kësaj gjykate”, tha Gjokutaj.