Ilir Alimehmeti, anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, ka marrë pjesë në protestën e simpatizantëve dhe anëtarëve të Partisë Demokratike (PD) në Rrugën e Shpresës, kundër arrestimit politik të liderit të opozitës, Sali Berisha. Ai akuzoi kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, se sot kishte frikë nga llogaridhënia dhe për këtë arsye bllokoi mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Alimehmeti Ai argumentoi se Veliaj ka shpërdoruar fondet për administratën, inceneratorët dhe ka ulur investimet në arsim bazë, rininë, sport, shërbimet publike, mbrojtjen nga zjarri, dhe sistemin e kanalizimeve, duke kërkuar llogari për këto veprime. Alimehmeti gjithashtu theksoi se përdorimi selektiv i ligjit dhe përjashtimi i anëtarëve të Këshillit tregon një qasje autoritare ndaj demokracisë.
Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre
SPAK ka reaguar pas pretendimeve të kryebashkiakut Erion Veliaj në seancat paraprake, ku ai është shprehur se nuk është njohur...








