Ilir Alimehmeti, anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, ka marrë pjesë në protestën e simpatizantëve dhe anëtarëve të Partisë Demokratike (PD) në Rrugën e Shpresës, kundër arrestimit politik të liderit të opozitës, Sali Berisha. Ai akuzoi kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, se sot kishte frikë nga llogaridhënia dhe për këtë arsye bllokoi mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Alimehmeti Ai argumentoi se Veliaj ka shpërdoruar fondet për administratën, inceneratorët dhe ka ulur investimet në arsim bazë, rininë, sport, shërbimet publike, mbrojtjen nga zjarri, dhe sistemin e kanalizimeve, duke kërkuar llogari për këto veprime. Alimehmeti gjithashtu theksoi se përdorimi selektiv i ligjit dhe përjashtimi i anëtarëve të Këshillit tregon një qasje autoritare ndaj demokracisë.
Shtrenjtim i ri për qytetarët/ ‘ONE Albania’ dhe ‘Vodafone’ rrisin tarifat, nën hetim për treg të mbyllur dhe çmime të sinkronizuara
Operatorët celularë në Shqipëri, ONE Albania dhe Vodafone Albania, po rrisin sërish çmimet për abonentët, duke ushtruar klauzolën e indeksimit...








