Pas disa orësh seancë, Gjykata Kushtetuese ka miratuar marrëveshjen mes Ramës dhe Melonit në lidhje me emigrantët.
Bëhet me dije se marrëveshja është miratuar nga ana e Kushtetueses, ndërkohë që vendimi pritet të bëhet publik nga kryetarja e Gjykatës, Olta Zaçaj.
Pritet që Zaçaj ajo të mbajë një konferencë me gazetarët, ku dhe do të komunikojë arsyet ligjore të kalimit të marrëveshjes.
Kujtojmë se kjo marrëveshje u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga 30 deputetë të opozitës, të cilët e kanë quajtur anikushtetuese.