Marrëveshja Rama- Meloni për emigrantët, Kushtetuesja merr vendimin

Pas disa orësh seancë, Gjykata Kushtetuese ka miratuar marrëveshjen mes Ramës dhe Melonit në lidhje me emigrantët.
Bëhet me dije se marrëveshja është miratuar nga ana e Kushtetueses, ndërkohë që vendimi pritet të bëhet publik nga kryetarja e Gjykatës, Olta Zaçaj.
Pritet që Zaçaj ajo të mbajë një konferencë me gazetarët, ku dhe do të komunikojë arsyet ligjore të kalimit të marrëveshjes.
Kujtojmë se kjo marrëveshje u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga 30 deputetë të opozitës, të cilët e kanë quajtur anikushtetuese.