Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Durrës, ku nënkomisari i njohur si Arben Pjeçi është vetëvrarë. Policia ka bërë të ditur se incidenti ka ndodhur brenda ambienteve të policisë së Durrësit. Pjeçi, i dënuar me vendim të formës së prerë për kundravajtjen penale “Plagosje e lehtë”, është gjetur i vetëvrarë në zyrën e tij me armën e shërbimit. Autoritetet kanë njoftuar se një grup hetimor është formuar për të zbardhur rrethanat, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është informuar për ngjarjen. Ndonëse arma nuk ka pasur silensiator nuk është dëgjuar krismë që ngre dyshime mbi vetëvrasjen.
Tragjedi në Elbasan-Librazhd/ 7-vjeçari humb jetën, banorët: Makina po ecte me shpejtësi, ambulanca erdhi me vonesë
Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një 7-vjeçari është regjistruar në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, duke rikthyer shqetësimin e banorëve...








