Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Durrës, ku nënkomisari i njohur si Arben Pjeçi është vetëvrarë. Policia ka bërë të ditur se incidenti ka ndodhur brenda ambienteve të policisë së Durrësit. Pjeçi, i dënuar me vendim të formës së prerë për kundravajtjen penale “Plagosje e lehtë”, është gjetur i vetëvrarë në zyrën e tij me armën e shërbimit. Autoritetet kanë njoftuar se një grup hetimor është formuar për të zbardhur rrethanat, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është informuar për ngjarjen. Ndonëse arma nuk ka pasur silensiator nuk është dëgjuar krismë që ngre dyshime mbi vetëvrasjen.
Pas muajsh protestash të qytetarëve që nisën nga revolta studentore, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen nga presidenca
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar se planifikon të japë dorëheqjen nga posti brenda tre deri në katër muajsh,...








