Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e studentëve të mjekësisë për rrëzimin e ligjit që i detyron këta të fundit të punojnë 5 në vend dhe më pas të pajisen me diplomë. Në vendimin e marrë me shumicë votash Kushtetuesja e ka rrëzuar pjesërisht këtë ligj, duke i kërkuar Kuvendit të ndryshojë disa pika dhe duke i lënë afat për miratimin 3 muaj.