Pas kaosit të shkaktuar në Kuvend ditën e sotme, deputeti Ervin Salianji ka folur për mediat lidhur me veprimet e opozitës brenda seancës plenare.
Ai u pyet nga gazetarët nëse mosndezja e flakadanëve nuk u bë me qëllim për të shmangur dënimin që vjen nga Rregullorja e re e Kuvendit, ai u shpreh se aksioni vijon njësoj dhe se nuk ka asnjë arye për t’u frikësuar.
“Ka diversifikim. Qëllimi i opozitës, të mos ketë jetë seancë normale parlamentare për t’i treguar qytetarëve që interesat e tyre nuk po zbatohet. Qëllimi realizohet me forma të ndryshme. Nuk ka asnjë trembje, aksioni vijon po njësoj deri në realizimin e kërkesave tonë. Aksioni do marrë format e veta nga java në javë. Nuk ka tërheqje dhe nuk ka Parlament normal deri në plotësimin e kërkesave tona”, tha Salianji.