Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka depozituar sot në Gjykatën e Lartë rekurs kundër masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.
Malltezi do te pyetet sot nga SPAK si person nen hetim për dosjen Partizani, për të cilën po hetohet edhe Berisha. Berisha dhe Malltezi janë marrë të pandehur për abuzime me privatizimin e pronave te ish-Kompleksi “Partizani”.
Prokuroria shprehet se nga ana e ish-kryeministrit është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
Ndërsa Malltezi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.