Ish-kryeministri Sali Berisha dëshmoi për herë të parë në SPAK ditën e djeshme lidhur me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, për të cilën ai ndodhet në “arrest shtëpie”. Mirëpo, sot ka nisur seanca për ankimimin e masës ‘arrest shtëpie’. Avokatët e ish-kryeministrit janë paraqitur tashmë në SPAK.
Kujtojmë se avokatët Gjokutaj dhe Mëngjesi kanë ankimuar vendimin e GJKKO-së të datës 30, që e la në arrest shtëpie liderin e opozitës, ndërsa kërkojnë një masë më të butë.
Kujtojmë se dje për rreth 2 orë ish-kryeministri dëshmoi para prokurorëve Arben Krajës dhe Enkelejda Millonait.
Pas daljes nga SPAK, Berisha pohoi për mediat se ishte ai që i kishte marrë në pyetje prokurorët, ndërsa sulmoi ashpër qeverinë Rama dhe SPAK-un, si institucion i varur.