Një vetëplagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e datës 23.01.2024, rreth orës 21:00, afër Casa Italias në Tiranë. Sipas burimeve, 37-vjeçari, ish-efektiv i forcave RENEA, ka pësuar plagë nga arma e tij me leje gjatë një manovre. Policia është në vendngjarje për hetim.
“Më datë 23.01.2024, rreth orës 21:00, në afërsi të Casa Italias, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri (të cilën e mbante me leje), shtetasi B. B., 37 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” – njofton policia.