Komisioni i Reformës Zgjedhore pritet të mblidhet sërish ditën e premte, pas mbledhjes së kaluar e cila u bllokua nga deputetët e opozitës.
Komisioni është programuar që të nisë në orën 10:00 në sallën Pjetër Arbnori në Kuvend. Si rend dite i kësaj mbledhjeje është vendosur për të diskutuar për rifillimin e punimeve të Komisionit, shqyrtimi i plan veprimit dhe shqyrtimi i kalendarit të punimeve.
Ndërkohë janë publikuar disa mesazhe në rrjetin social “WhatsApp”, ku deputetët e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre. Pasi janë njoftuar për mbajtjen e mbledhjes së Komisionit, ka konfirmuar pjesëmarrjen deputeti Enkelejd Alibeaj dhe Kreshnik Çollaku.
Kujtojmë se javën që lamë pas, deputetët e opozitës parlamentare bllokuan mbledhjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore, pasi u ulën në të gjitha vendet e ta pranishmëve, duke mos lejuar që ky komision të mblidhej.
Ndërkohë që ky aksion ka ardhur pasi mazhoranca nuk po i jep asnjë të drejtë Opozitës për Komisionet Hetimore.