Ditën e sotme kryeministri Edi Rama sulmoi drejtpërdrejt presidentin Ilir Meta nga foltorja e Kuvendit.
Në fjalën e tij Rama tha për Metën se edhe pse ai ka pasur shansin që të ketë pozicionet më të larta shtetërore Meta sërish është treguar i pangopur.
Pas deklaratave aspak pozitive të kryeministrit, Meta ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ku është shprehur se Shqipëria ka nevojë për reflektim dhe për përgjegjësi maksimale nga të gjithë aktorët politikë. Kjo sipas tij duhet të ndodhë për të mos humbur momentin historik për të hedhur një hap para drejt Europës.
“Të bëjmë çdo përpjekje për mos-shkëputjen nga përparimi i fqinjit tonë, Maqedonisë së Veriut. Çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit, detyrim historik për të gjithë ata që duan Shqipërinë si Europa”, shkruan Meta në rrjetin social Facebook.
Po ashtu në orën 17:00, Presidenti Ilir Meta ka njoftuar një konferencë për shtyp.