Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar sot të gjithë qytetarët se duke nisur nga nesër i gjithë territori shqiptar do të përfshihet nga një rënie e madhe e temperaturave.
Në njoftim thuhet se për shkak të temperaturave të ulëta, në zonat veriore dhe verilindore do të ketë reshje të dendura dëbore dhe erë të fortë, ndaj drejtuesit e mjeteve duhet të marrin disa masa nëse qarkullojnë në këto zona.
ARRSH shkruan se rekomandohet shmangia e lëvizjeve të panevojshme në zonat që do të përfshihen nga temperaturat e ulëta.
Njoftimi i ARRSH-së:
“Rekomandojmë të shmangen lëvizjet e panevojshme në zonat me temperatura shumë të ulëta dhe të qarkullohet vetëm me goma dimërore që mos të shkaktojnë bllokim të rrugës duke penguar edhe punën e borëpastrueseve si dhe të ndiqen udhëzimet e Policisë Rrugore. Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë marrë masa për përballimin e situatës në terren dhe për të siguruar qarkullim normal.”