Ditën e sotme do të mbahet seanca gjyqyësore për shqyrtimin e çështjes penale ndaj ish-zëvendëskryeministrit, Arhmen Ahmetaj për veprën e shpërdorimit të detyrës për ashtuquajturën çështja ‘Buka’.
Sipas Prokurorisë mësohet se ish-zyrtari i lartë ka abuzuar me detyrën në privatizimin e fabrikës. Mediat bënë të ditur se seanca gjyqësore nisi pak pas orës 09:00 dhe ende nuk është mbyllur.
Ndërkohë Arben Ahmetaj ndodhet prej muajsh në arrati për vepra të rënda penal që lidhjen me çështjen e incenatorëve. Pak ditë më parë Ahmetaj humbi dhe mandatin e deputetit, pasi prej gati 6 muajsh nuk u paraqit në Kuvend, ndërsa vendin e tij e zuri Plarent Ndreca.