I njohur në Europë si “Altet i Krishtit”, Gjergj Kastrioti është një nga figurat shqiptare më të njohura në histori.
Më 17 janar 1468, u nda nga jeta heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti, Skënderbeu. Ai lindi më 6 maj të 1405 dhe u nda nga jeta në 17 janar të 1468.
Emri i tij vazhdon të ketë peshë dhe rëndësi në rrafshin e historisë botërore, pasi njihet si një figurë që lidh popullin shqiptar me Perëndimin dhe botën e qytetëruar europiane.
Skënderbeu paraqet një epokë të tërë të historisë kombëtare në luftën shekullore kundër Perandorisë Osmane, në mbrojtje të tokës, pasurisë e të lirisë së vendit tonë.
Pavarësisht se ka jetuar para më shumë se 5 shekujsh, shqipëtarët ende vijojnë dhe e ndërojnë figurën e tij. Monumenti i tij ngritet në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Krujë dhe disa qytete të tjera në vendin tonë.
Gjithashtu emri i tij shënon shumë institucione arsimore, ndërsa është figurë për të cilën ende nuk rreshtin hulumtimet, studimet dhe dokumentaret.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave me rastin e 556-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta, e përkujton me dy fotografi të pikturave me portretin e Gjergj Kastriot Skënderbeut, tre ekzemplarë dekretesh të përgatitura në emrin e Gjergj Kastriotit të cilat ndodhen të ruajtura në AQSH, si dhe me një fotografi të një tabloje të titulluar “Skenderbeu gjatë një beteje”.