Skip to content
Politikë

Ministri Hasani vizitë në Maqedoninë e Veriut, ja me kë do të takohet

· 1 min lexim

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme në vendin tonë, Igli Hasani po vijon turin e tij rajonal. Pas vzitës në Kosovë, sot ai ndodhet në Maqedoninë e Veriut, ku do të takohet me krerë të lartë të shtetit fqinj.

Në axhendën e ministrit Hasani, përfshihen takime me homologun e tij, Bujar Osmani, kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, kryeministrin Dimitar Kovachevski, dhe zëvendëskryeministrat Artan Grubi dhe Bojan Marichic.

Gjithashtu, Hasani do të zhvillojë takime edhe me liderët e partike politike shqiptare.

Axhenda:

08:50 / Takim me Ministrin për Punët e Jashtme, z. Bujar Osmani

 

09:40 / Konferencë për mediat e ministrave Hasani dhe Osmani

 

10:10 / Takim me Zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiç

 

14:30 / Takim me Zëvendëskryeministrin e parë, z. Artan Grubi dhe Kryetarin e Partisë BDI, z. Ali Ahmeti

 

15:10 / Takim me Kryetarin e Kuvendit, z. Talat Xhaferi

 

16:00 /  Takim me Kryetarin e PDSH, z. Menduh Thaçi

 

16:45 / Takim me Kryetarin e Partisë Demokratike Evropiane, z. Arjanit Hoxha

 

17:25 / Takim me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari