Skip to content
Politikë

Deputetët e opozitës gardh te foltorja, presidenti Begaj nuk lejohet të mbajë fjalën

· 1 min lexim

Opozita ka vazhduar aksionin e saj në Kuvend duke bllokuar foltoren dhe për këtë shkak Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nuk ka mundur të mbajë fjalën e tij në  nisje të këtij sesioni parlamentar.

“Ndjesë presidentit të Republikës që i pamundësohet fjala në Parlament”, tha kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Kujtojmë se kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi në një mesazh drejtuar presidentit shkruante se ai nuk mund të bëhet vegël e Ramës. Ndërkohë Bardhi theksoi se nga Kuvendi dhe Presidenca nuk ishte marrë asnjë njoftim për pjesëmarrjen e Presidentit në seancën e parë plenare të këtij seksioni parlamentar.