Një tragjedi familjare ka ndodhur në Volos të Greqisë, ku një 50-vjeçar shqiptar ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij 33-vjeçar. Ngjarja e rëndë erdhi pasi 50-vjeçari zbuloi se kunati i tij kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare të bijën e autorit të vrasjes.
Sipas informacioneve, autori duke përdorur një armë gjahu – të cilën e kishte në posedim të ligjshëm, ka qëlluar dhe ka vrarë vëllain 33-vjeçar të gruas së tij dhe më pas është dorëzuar vullnetarisht në polici, duke rrëfyer krimin që ka kryer.
Autoritetet policore kanë sekuestruar armën e gjahut, ndërsa vajza do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.