Tragjike për futbollistin, i kërcënohet familja me jetë sepse humbi penalltinë

Hellas Verona luajti një ndeshje të shkëlqyer kundër Interit në “San Siro”, por përfundoi pa pikë pas humbjes 2-1. Skuadra e Marco Baronit kishte një mundësi të shkëlqyer për të barazuar në minutën e 100-të, por Thomas Henry gaboi një penallti.
Sulmuesi francez, autor i golit të përkohshëm të barazimit në minutën e 74, goditi shtyllën. Kjo situatë e çoi në një reagim të ashprë nga tifozët, duke i bërë edhe kërcënime me jetë për gabimin e bërë. Në rrjetet sociale, 29-vjeçari ka reaguar duke shprehur se ai dhe familja e tij janë kërcënuar me jetë.
“Për ata që mendojnë se dinë futbollin më mirë se të tjerët dhe ofendojnë familjen time duke dëshiruar vdekjen, shpresoj që një ditë të gjejnë paqen në jetën e tyre. Gabimet janë pjesë e lojës, dhe për këtë arsye do të vazhdoj të punoj për të përmirësuar performancën time. Një ditë fitoj, një ditë humb, një ditë shënoj, një ditë gaboj. Kjo është jeta ime si futbollist. Jam krenar që shënoj golin tim të dytë në karrierë në ‘San Siro’ pas një periudhe dëmtimi të ligamentit. Gjithmonë me kokën lart, gjithmonë përpara,” shkroi Henry në një postim të tij.
Lexo më tej
Me këmbën e thyer, policët e tërhoqën zvarrë dhe e rrahën në furgon: Rrëfimi tronditës i Aurelit
Një tjetër dëshmi e rëndë për dhunën policore gjatë protestave në Tiranë. Një i ri, i identifikuar si…
Serbia voton në zgjedhjet e parakohshme, shqiptarët e Luginës së Preshevës bashkohen në një listë
Serbia po zhvillon sot, më 25 tetor, zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas protestave të vazhdueshme kundër pushtetit të…
Policia qëlloi në sy 28-vjeçarin, Rama fajëson mediat dhe mbron dhunën policore: Ju jeni errësira që i mbylli atij djali dritën e syrit
Edi Rama ka reaguar për plagosjen e rëndë të 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u qëllua me plumb…
“Plumbin e kam ende në sy”/ Flet Erjon Vishkulli, 28-vjeçari i plagosur nga policia në protestë
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u godit me plumb gome në syrin e majtë gjatë protestës në Tiranë, ka…