Një aksident tjetër ka ndodhur në segmentin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Buqezë. Dy mjete janë përfshirë në ngjarje dhe, sipas informacioneve të para, ka të plagosur.
Policia dhe një ambulancë janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes së aksidentit, ndërsa pamjet tregojnë se ngjarja ka shkaktuar ndërprerje në qarkullimin rrugor. Kjo është një vazhdim i ngjarjeve të fundit në këtë segment rrugor.
Kujtojmë se mëngjesin e sotëm ndodhi një tjetër aksident në këtë aks ku u përfshinë tre mjete dhe u plagosën gjashtë persona.
Ekstradohet nga Zagrebi në Shqipëri 51-vjeçari, për çfarë akuzohet
Interpol Tirana ka finalizuar ekstradimin nga Zagrebi drejt Shqipërisë të shtetasit A. Ll., 51 vjeç, lindur në Lezhë, i shpallur...