Neritan Ceka, ish-kreu i Aleancës Demokratike ka shpërthyer në mallkime të rënda ndaj shqiptarëve nëse ata do të shkojnë të votojnë.
Në emisionin e djeshëm “360 gradë” të Artur Zhejit, kur është pyetur në lidhje me çdekretimin e zgjedhjeve nga presidenti Meta, ai nuk ka kursyer mallkimet për të gjithë ata shqiptarë që do të shkojnë të votojnë.
Deklaratat e tij kanë ngjallur reagime të shumta nga komentuesit.
Caka tha:
“Shqiptarë, në 30 qershor ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime dhe jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti! E kam të drejtë se unë ia kam dhënë me ca shokë të mi këtë votë dhe duan ta shpërdorin me 30 qershor. I zëntë bukën e kalajmajve, s’di ç’a t’ju them tjetër. Në dhjetor kam pas dhe unë hall, kam pas dhe unë kalamaj. Atij që shkel votën iu qërrofshin sytë.”