Neritan Ceka mallkon shqiptarët: Ju vraftë Zoti nëse shkoni të votoni, u qërrofshit!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Neritan Ceka, ish-kreu i Aleancës Demokratike ka shpërthyer në mallkime të rënda ndaj shqiptarëve nëse ata do të shkojnë të votojnë.

Në emisionin e djeshëm “360 gradë” të Artur Zhejit, kur është pyetur në lidhje me çdekretimin e zgjedhjeve nga presidenti Meta, ai nuk ka kursyer mallkimet për të gjithë ata shqiptarë që do të shkojnë të votojnë.

Deklaratat e tij kanë ngjallur reagime të shumta nga komentuesit.

Caka tha:

“Shqiptarë, në 30 qershor ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime dhe jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti! E kam të drejtë se unë ia kam dhënë me ca shokë të mi këtë votë dhe duan ta shpërdorin me 30 qershor. I zëntë bukën e kalajmajve, s’di ç’a t’ju them tjetër. Në dhjetor kam pas dhe unë hall, kam pas dhe unë kalamaj. Atij që shkel votën iu qërrofshin sytë.”

 

View this post on Instagram

 

…siç duket do ti heqin djalin nga Ambasada te shkretit #dnsh

A post shared by DNSH ™ (@dnsh) on

Shpërndaje
Share.

Komento