GJKKO ka rrëzuar sot kërkesën e avokatëve mbrojtës të Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i dosjes Partizani.
Ata kanë ngritur pretendimin se ka konflikt interesi, pasi e ka shkarkuar vite më parë nga detyra.
Lajmin e ka konfirmuar gazetarja Klodiana Lala,e cila raporton se është rrëzuar kjo kërkesë dhe se gjyqtarja do të jetë e njëjtë.
Po sot në GJKKO do të shqyrtohet kërkesa e SPAK, për ashpërsimin e masës ndaj Berishës, nga ‘detyrim paraqitje’, në ‘arrest shtëpie’.