Opozita po proteston sot para dyerve të Gjykatës së Lartë, teksa po mbahet gjyqi për vulën e PD-së. Të pranishëm në protestë janë deputetët e opozitës, qytetarë dhe militantë të kësaj partie.
Për shkak se protesta ka bllokuar trafikun, ata kanë hasur kundërshtimin e forcave të policisë, të cilat kërkojnë që të hapet rruga për të gjitha automjetet.
Mirëpo, ishte deputeti Flamur Noka ai që iu përgjigj policisë, duke thënë se është faji i tyre që nuk kanë marrë masa, pasi protesta ishte paralajmëruar më parë.
Ai theksoi se kjo është strategji e Rilindjes, ndërsa shtoi se nuk do të tërhiqen nga protestat dhe mosbindja civile.
“Duhet të pyesni Rilindjen, bandën në pushtet. Kemi marrë leje, por nuk është marrë asnjë masë. Nuk na lënë të ndërtojmë skenën. Ne jemi në protestë, në mosbindje civile. Ta harrojnë se do të tërhiqemi”, tha ai.