Policia e Shtetit ka ‘blinduar’ sot ambientet e jashtme të Gjykatës së Lartë, ku do të mbahet gjyqi për vulën e Partisë Demokratike.
Njëkohësisht sot do zhvillohen edhe gjyqi për vulën, edhe gjyqi për Sali Berishën. Lidhur me këtëfakt, opozita ka paralajmëruar protestë jashtë ambienteve të Gjykatës.
Kujtojmë se rithemelimi ose ndryshe grupimi i Sali Berishës ka depozituar rekurs për vendimin e 3 marsit të këtij viti pasi Apeli i Përgjithshëm vendosi të kthejë në shkallën e parë çështjen e logos dhe vulës. Pas këtij vendimi, vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetën PD zyrtare.
Seanca do të shqyrtohet nga Artur Kalaja, Dariel Sina dhe Ervin Pule, seancë është parashikuar që të niste që në orën 09:00.