Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar nga Policia. Mësohet se një 35-vjeçar është goditur me thikë gjatë natës që lamë pas, në Fushë Mamurras.
Policia përmes një njoftimi publik sqaroi se shtetasi me iniciale T. T., ka përfunduar në spital nga plagët e marra. Ai ka thënë para policisë se nuk e dinte kush e kishte qëlluar për shkak të errësirës. Ende nuk dihet nëse 35-vjeçari po fsheh ngjarjen.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin kanë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi kanë marrë njoftim se më datë 25.12.2023, në mbrëmje, në Fushë Mamurras, ishte dëmtuar me mjet prerës (thikë), afër banesës së tij, shtetasi T. T., 35 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale nga Policia, shtetasi T. T. ka deklaruar se për shkak të errësirës, nuk ka mundur ta identifikojë shtetasin që e ka goditur me mjet prerës. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.