Skip to content
Kronikë

Kamëz/ Vëllezërit e rrahën 33-vjeçarin, pasi u ngacmoi mbesën në Instagram

· 2 min lexim

Së fundmi janë zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Kamëz, ku 33-vjeçari Jetmir Koleci qëlloi me armë zjarri në drejtim të dy vëllezërve Ilir dhe Astrit Halili.

 

Koleci vazhdon të kërkohet ende nga policia, teksa është bërë me dije se konflikti i tyre ka nisur rreth dy muaj më parë, edhe pse më herët mes tyre ka pasur miqësi dhe hyrje-dalje familjare.

 

Jetmir Koleci dyshohet se me anëttë një loogarie false në Instagram i ka shkruar mbesës së mitur 13-vjeçare të vëllezërve Halili, duke e ngacmuar me anë të mesazheve.

 

Vajza e mitur  ka arritur ta identifikojë 33-vjeçarin në bazë të gjuhës së komunikimit.

 

Mësohet se vajza e mitur ka njoftuar familjarët e saj për mesazhet që i vinin nga Jetmiri. Pasi vëllezërit Halili morën vesh ngjarjen mësohet se e kanë dhunuar Jetmirin, i cili edhe pse ka shkruar në spital nuk ka treguar se kush e ka dhunuar.

 

Pas kësaj ngjarje, bëjnë me dije se për disa ditë me radhë Jetmir Koleci ka provokuar vëllezërit Halili, duke xhiruar gomat e makinës para tyre, deri pasditen e të dielës kur ata kanë dalë me shpejtësi dhe sapo janë afruar, Koleci  ka qëlluar me armë.