Duket se hakerat nuk po i ndahen listave të shqiptarëve!
Së fundmi vetë faqja e hakerave “Homeland Justice” ka publikuar lajmin se aplikacioni telefonik “One” është hakëruar dhe janë fshirë sasi të mëdha informacioni të klientëve.
Nëse kompania telefonike nuk ka back-up për të dhënat e klientëve, shumë shpejt do i duhet shpallë falimentin!
Ky aplikacion ka dalë jashtë funksionit sot, ndërsa shumë qytetarë e quajnë “larje të haqeve të tyre” me vjedhjet e pafundme që kjo kompani ka bërë në kurriz të klientëve.
Por, nuk mbaron veç me kompaninë One, para pak minutash është hakëruar dhe kompania e fluturimit “Air Albania” dhe faqen e Kuvendit të Shqipërisë.
Ndërkohë hakerat të quajtur “Homeland Justice” kanë shkruar në rrjetet sociale se misioni sapo ka filluar dhe se mesazhi duhet të shkojë tek politikanët shqiptarë. Ata janë shprehur se nuk do të ndalen deri sa politikanët dhe biznesmenët e mëdhenj të pastrojnë vendin nga terroristët me bazë në Durrës.
MESAZHU I HOMELAND JUSTICE PËR KOMPANINË ONE:
“Misioni ka filluar (DDMC)
Albanian Mobile Communications (AMC) u hakerua nga Drejtësia e Atdheut. Injorimi i “paralajmërimeve tona humanitare” u kushtoi gjithë këtë politikanëve tuaj të korruptuar. Por mos u mashtroni. Kjo do të vazhdojë derisa ta pastrojmë plotësisht vendin nga terroristët.
Në këtë operacion, të marra së bashku, u fshinë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura, dhe të dhënat e rëndësishme do të publikohen së shpejti.
Ne kemi dashur vetëm të përcjellim një mesazh. Shpresojmë se ka funksionuar! Tashmë kemi vërtetuar se kthetrat e shqiponjës janë aty ku i përket harabeli”.
MESAZHI I HAKERAVE PËR KOMAPNINË “AIR ALBANIA” DHE FAQEN E KUVENDIT:
“Të dhënat e Air Albania tani janë në dorën tonë. Ekipi i Drejtësisë së Atdheut ka akses në të dhënat e tij. Më pas i hoqëm të dhënat “që zinin hapësirë” nga serverët e tij. Të gjitha bizneset dhe personat juridikë janë të sigurt nëse nuk mbrojnë dhe mbështesin terroristët e huaj me bazë në Durrës.”