Në 5-vjeçarin e fundit, numri i shqiptarëve që duan të largohen nga vendi i tyre është shtuar së tepërmi. Kjo ka ndodhur edhe vazhdon të ndodhë për arsye që secili prej nesh i sheh qartazi çdo ditë në vendin e tij. Kushtet e vështira ekonomike, pagat e ulta dhe një sistem politik aspak i mirë janë disa nga arsyet që i nxixin shumë të rinj shqiptarë që të kërkojnë azil në ndonjë nga vendet e Bashkimit Europian.
Ky fenomen aspak pozitiv për vendin tonë ka shënuar rritje edhe gjatë muajve të parë të vitit 2019. Shqipëria renditet pas Venezuelës dhe Kolumbisë për numrin e shtetasve që kërkojnë azil.
Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti Europian i Azilit, mësohet se gjatë muajve të parë të 2019 kanë kërkuar azil 206.500 persona në krahasim me 179.000 persona në të njëjtën kohë vitin e kaluar.
Venezuela është e goditur rëndë nga kriza ekonomike dhe renditet pas Sirisë dhe para Afganistanit ndër vendet kryesore nga vijnë azilkërkues që kërkojnë ndihmë.