Mbrëmjen e djeshme u përfshi në aksident makina ku ndodhej djali i gjyqtares Irena Gjoka. Makina e Gardës që po shoqëronte familjarin e gjyqytares është përplasur me një makinë, që I përket Izidor Hetës.
Heta është efektiv i Policisë Rrugore në Elbasan, ai po udhëtonte me një makinë private me targa zvicerane dhe jo me mjetin e policisë.
Shoferi i mjetit ku ndodhej djali i gjyqtares ishte Ardjan Disha. Bazuar në pamjet e kamerave te sigurisë, dyshohet se polici të ketë shkaktuar përplasjen, pasi thuhet se ka qenë me një shpjetësi the normës së lejuar.
Sipas gardistëve që po shoqëronin djalin e Irena Gjokës, policit iu kërkua tre herë që të distancohej dhe të mos hynte në eskortim, por ai nuk u bind.
Gardistët pretendojnë se polici udhëtoi pas tyre që nga Rinasi e deri në Selitë, ku ndodhi aksidenti.
Vetë polici, në dëshminë e dhënë të premten në mbrëmje, pretendoi se ishte lagështira në rrugë që e bëri të humbasë kontrollin.