Ashtu sikurse çdo vit, edhe këtë radhë për festat e fundvitit shumë emigrantë kanë zgjedhur Shqipërinë për të festuar ndërrimin e viteve dhe Krishtlindjet.
Policia kufitare ka njoftuar se vetëm gjatë 24-orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, që na lidh me Greqinë kanë hyrë 3243 shtetas, ndërsa numër më i vogël është regjistruar në dalje të saj me 1686 shtetas.
Për të përballuar këtë fluks, pala shqiptare ka shtuar radhët e sporteleve, duke i alternuar më pas në varësi të situatës. Ndërkohë, ajo që bëhet e ditur nga autoritetet doganore është se fluksi më i lartë pritet të regjistrohet në fundjavë, në Vigjilje të Krishtlindjes e më pas në ditët e fundit të vitit.