Skip to content
Politikë

Çështja “Partizani”/ Apeli rrëzon kërkesën e Malltezit për kthimin e celularit

· 1 min lexim

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar së fundmi kërkesën e dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi, pasi ai ka kërkuar rikthimin e celularit te sekuestruar dhe dokumenteve të studio “Pustines”.

Kujtojmë se Malltezi u akuzua nga SPAK për privatizimin e kompleksit Partizani në vitin 2007. Ai u arrestua pak javë më parë dhe ishte vetë SPAK duke i caktuar masën detyrim paraqitje nga arrest me burg.

Për të njëjtën çështje është marrë në pyetje edhe Sali Berisha, i cili akuzohet se ka shkelur një sërë veprash penale në lidhje me kompleksin Partizani.