Skip to content
Politikë

Nuk humb kohë/ Kuvendi i dërgon SPAK-ut vendimin për heqjen e imunitetit të Berishës

· 1 min lexim

Pas vendimit që mori sot Kuvendi për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, ky institucion publik ka reaguar mendjëherë pa dashur të humë kohë.

Bëhet me dije se Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar zyrtarisht Prokurorinë e Posaçme për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, pra 2 orë pas përfundmit të seancës plenare.

Kujtojmë se mazhoranca socialiste votoi me 75 vota pro kërkesës së SPAK për liderin e opozitës.

Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar zyrtarisht SPAK për vendimin e marrë, duke i hapur rrugë kështu Gjykatës së Posaçme për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Berishës. Momentalisht kreu demokrat është me masën “detyrim paraqitje” që me shumë gjasë SPAK do vendosë masën “arrestit në shtëpi”.