Skip to content
Politikë

Berishës iu hoq imuniteti/ Mbyllet protesta e opozitës

· 1 min lexim

Është mbyllur para pak minutash tubimi i opozitës, pas disa orëve protestë para dyerve të Kuvendit.

Pas heqjes së imunitetit, Berisha ka mbajtur fjalën në protestë duke u shprehur se opozita do të vijojë drejt mosbindjes civile.

Fill pas fjalës së Berishës, deputetë, por edhe mbështetës të tij, janë larguar nga oborri i Kuvendit, ndërsa më pas iu drejtua selisë blu.

Ish-kryeministri Sali Berisha foli më pas nga selia blu, ku u shpreh se edhe pse nuk ka më imunitet nga Parlamenti, ndihet më i fortë se kurrë.

“Jam më i fortë se kurrë! Jam më i vendosur se kurrë në mbrojtje të të drejtës së kauzës së opozitarëve. Se forcë në botë që të mposhtë idealet e demokracisë nuk mund të ketë”, tha ai.