Skip to content
Politikë

Shmangin përplasjet me protestuesit, deputetët e PS shkojnë më herët në Kuvend

· 1 min lexim

Dita e sotme do të jetë një rrëmujë e madhe para Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë që zhvillohet seanca plenare do të ketë edhe protestë të thirrur nga opozita.

Për të shmangur konfliktet apo përplasjet, deputetët e Partisë Socialiste kanë filluar të paraqiten në Kuvend më herët.

Disa nga ligjvënësit socialistë janë parë duke u futur në sallën e seancave plenare në orën 08:30, ndërkohë kryeparlamentarja Lindita Nikolla mbërriti më herët, rreth orës 08:10, për të shmangur kështu çdo përplasje të mundshme.

 

Sot opozita do të nisë protestën në orën 09:30.