Skip to content
Bota

Luftë në Ballkan? Kreu i ushtrisë belge bën deklaratën e fortë

· 1 min lexim

Në një intervistë së fundmi, shefi belg i Mbrojtjes, Michel Hofman ka paralajmëruar rrezikun që mund ekzistojë për një konflikt të mundshëm me Rusinë.

Sipas kreut të Mbrojtjes së Belgjikës, përfshirja e drejtpërdrejtë e vendit të tij në një luftë është diçka shumë surreale.

“Është një skenar i frikshëm. Një luftë në shkallë të plotë me Rusinë, duke përfshirë hapur Belgjikën, është diçka që dukej e paimagjinueshme përpara pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putini”, tha ai.

Michel Hofman saktëson se Belgjika do të duhet të veprojë brenda kuadrit të forcave të NATO-s. Ai nuk përjashton asnjë skenar dhe madje deklaron: “Europa duhet të përgatitet urgjentisht. Ata që aspirojnë paqen do të bënin mirë të përgatiteshin për luftë.”