Skip to content
Kryesore

“DUART e RISHIT”/ Protestë për vdekjen e dy shqiptarëve në Angli

· 1 min lexim

Mbrëmjen e djeshme para “Home Office”, në Angli është zhvilluar një protestë nga komuniteti shqiptar atje dhe shoqatat në mbrojtje të emigrantëve. Ata protestuan përpara Ministrisë së Brendshme për vetëvrasjen e dy shqiptarëve, pak ditë më parë.

Kujtojmë se Leonard Farruku i dha fund jetës javën e kaluar, teksa mbahej në anijen hotel “Bibi Stochholm”. Ndërsa shqiptari tjetër, Alfred Dosku mbahej në qendrën e mbajtjes të azilantëve “Colnbrook House”.

Në protestë dje u kërkua që qeveria britanike të zhvillojë hetime të plota për të mësuar rrethanat e këtyre dy ngjarjeve të rënda, që ndodhën në dy institucione emigracioni.

James Cleverly sekretar për çështjet e brendshme disa ditë më parë duke folur për rastin e Leonard Farrukut deklaroi “se ajo vdekje e papritur dhe e trishtë do të hetohet plotësisht”.