Qeveria ka ndryshuar sërish buxhetin e vitit 2023 me akt normativ, i cili është botuar në Fletoren Zyrtare.
Ky ndryshim në buxhet parashikon rishpërndarjen e fondit rezervë dhe fondeve kontigjencë që nuk ishin përdorur deri në këto momente.
Sipas ndryshimeve të fundit në buxhet, parashikohet që kontingjenca prej 14,980 milionë lekësh përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave për raste të paparashikuara, nga e cila:
Fondi prej 1 miliardë lekësh përdoret për pagesën e një pjese të diferencës së pagës së magjistratit nga 1 janari 2019 e në vazhdim, sipas arsyetimit të bërë nga Gjykata Kushtetuese në vendimin nr. 35, datë 22.1 1.2022.
Fondi prej 1,4 miliardë lekësh do të përdoret për mbështetjen e shtresave në nevojë, sipas përcaktimeve të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave.
Gjithash fondi prej 2 miliardë milionë lekësh shpërndahet ndërmjet bashkive në bazë të kritereve të formulës së përdorur për shpërndarjen e transfertës së pakushtëzuar të përgjithshme për vitin 2023.
Kjo transfertë, në radhë të parë, përdoret për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe, pasi të jenë shlyer këto detyrime, përdoret për shpenzime të tjera. Kjo transfertë nuk përdoret për shpenzimet e rindërtimit.
Fondi rezervë prej 4 miliardë lekësh do përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave, si më poshtë vijon:
-2,2 miliardë lekë për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme;
-1,8 miliardë lekë për përballimin e kostos së zgjedhjeve.
Ndërsa kontingjenca për risqet e borxhit prej 4, 9 miliardë lekë përdoret nga ministri përgjegjës për të kompensuar rreziqe potenciale nga luhatjet në kurset e këmbimit ose normat e interesit, me ndikim në shpenzimet për interesa.
Një fond prej 3 miliardë lekësh përdoret në formën e huadhënies nga buxheti i shtetit për shoqërinë e navigimit ajror.
Fondi prej 200 milionë lekësh në programin “Zhvillimi i sportit”, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, përdoret për mbështetjen e Ekipit Kombëtar të Futbollit në kuadër të UEFA.