Gazetari i njohur, Elton Qyno bashkë me avokatët e tij kanë depozituar sot dy padi për kontrollet në banesë, në zyrë dhe sekuestrimin e telefonave të bëra pak ditë më parë nga SPAK.
Pasi depozituan paditë në Apelin e Posaçëm, avokatët dhe gazetari kanë dalë në një deklaratë për mediat.
Fillimisht avokatët e gazetarit u shprehën se marrja e informacioneve në celularin e gazetarit janë një intimidim dhe për punën e gjithë gazetarëve të cilëve u largohen burimet.
“Është shumë e rëndë dhe mbi të gjitha janë në rrezik burimet e konfidencialitetetit të gazetarit me të gjithë sekretet që ai ka në punën e tij. Në ky vendim do vazhdojë të qëndrojë në fuqi, nëse sekuestrot do ekzekutohen, të dhënat do nxirren, do bëhen pjesë e dosjeve, atëherë burimet nuk do të kenë më besim tek gazetarët të punojnë nesër dhe ky është grushti më i rëndë që i jepet lirisë së shprehjes përmes standardit kaq brutal që vendos Gjykata e Posaçme e shkallës së parë.”-tha avokati.
Po ashtu për mediat u prononcua edhe gazetari Elton Qyno. Ai bëri thirrje që Gjykata e Apelit duhet ta lexojë sipas ligjit ankimimin duke vendosur në prioritet privatësinë familjare jo vetë të punë që përbajnë telefonat e tij të sekuestruar.
“Të gjitha dokumenat që unë kam publikuar ka qenë një informacion i cili ka qenë në dosjen e zbardhur. Unë jam thirrur për një ndalim të publikimit të akteve dhe informacioneve dhe aty është bërë shënim në deklarim që janë nxjerrë sekrete hetimore. Më është kërkuar në mënyrë të domosdoshme që të dorëzoja apo të më sekuestroheshin telefonat dhe në këtë moment kam refuzuar që të bëj një veprim të tillë. Edhe pse më është kërkuar në mënyrë ultimatume dhe në mënyrë të përsëritur që të tregoja burimin e informacioneve, sërish nuk kam pranuar që të tregoj personin. Në këto kushte ka vijuar e gjithë procedura më pas, duke nxjerrë vendimet e gjykatës”Frika më e madhe është që mos të nxjerrin asnjë sekret të punës. Janë materiale familjare.”-përfundoi Qyno.