Pak orë më parë raportuam ngjarjen se dy vajza të reja, njëra 19 vjeç dhe tjetra 16 vjeç, ishin përdhunuar në Berat nga një 33 vjeçar dhe një 20 vjeçar.
Së fundmi janë publikuar detaje të reja lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ku janë zbuluar dhe identitetet e dy djemve. Bëhet fjalë për 33-vjeçarin Ardit Nanon dhe 20 vjeçarin Andon Shoshari, të cilët kanë rënë në pranga të policisë pas kallëzimit të bërë.
Ka qenë bashkëshorti i njërës prej vajzave, ai që ka denoncuar rastin në polici. Mësohet se ngjarja e rëndë kishte ndodhur me datë 7 dhjetor, por dy motrat kanë pasur frikë të bëjnë denoncimin.
Dy vajzat e reja i përkasin komunitetit rom, po ashtu edhe autorët e kësaj ngjarje.